NLB Banka, ka ndihmuar financiarisht në renovimin e dy kateve në spitalin e Pediatrisë.
Sot është bërë edhe inaugurimi i dy kateve të Pediatrisë përkatësisht i reparteve të Endokrinës, Nefrologjisë dhe Kujdesit Intenziv dhe repartit të Pulmologjisë.
Albert Lumezi, kryetari i Bordit të NLB Banka, tha se kjo bankë ka përkrahur edhe më parë investimet të cilat për qëllim kanë pasur përmirësimin e kushteve si për pacientët dhe për stafin mjekësor.
“Përkrahja jonë në përgjithësi, me theks të veçantë në sistemin e shëndetësisë, gjegjësisht në repartin e Pediatrisë, është dëshmia më e fuqishme për përkushtimin e Bankës NLB, për përmirësimin e kushteve të jetesës në shoqëri”, tha Lumezi.