“No Walls” në përvjetorin e 9 të Pavarësisë - Insajderi
×
Kulturë

“No Walls” në përvjetorin e 9 të Pavarësisë

Insajderi
14 February 2017 - 14:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ideatori i obeliskut të Pavarësisë, Fisnik Ismaili, e ka bërë publike fotografinë se si do të duket Newborn sivjet.

Sipas një postimi të tij në Facebook, ai ka bërë të dituar se simbolika e sivjetme e NEWBORN do ti kushtohet mureve.

“Në një botë ku çdo ditë po krijohen mure, dhe lëvizja e lirë çdo ditë e më shumë po kushtëzohet nga mendjet e ngushta, e në Kosovën e brishtë, ku një mur vazhdimisht po e cenon sovranitetin e shtetit, NEWBORN do me i rrëzua këto mure, për hir të njerëzimit”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e tij në Facebook.

Vitin e kaluar obelisku i Pavarësisë, NewBorn ka qenë i dizajnuar me gjemba të cilat kanë simbolizuar mos lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve evropiane. /Insajderi.com

born

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark