Nobelisti peruan për letërsi, Mario Vargas Ljosa, deklaroi sot se Bob Dylan nuk e meritonte çmimin “Nobel” të këtij viti për Letërsinë. Ljosa, i cili mori çmimin “Nobel” në vitin 2010, u shpreh se “admiroj Dylanin si këngëtar, por jo si një shkrimtar të mire.
“Unë jam një admirues i Bob Dylanit si këngëtar, por nuk mendoj se ai është një shkrimtar i mirë”, u tha ai gazetarëve në Manila, ku ishte për vizitë. “Çmimi Nobel në letërsi është për shkrimtarët, jo për këngëtarët”, shtoi ai.
Komiteti “Nobel” njoftoi më 13 tetor se “Dylan ishte marrësi i këtij viti i çmimit të letërsisë për krijimin e shprehjeve të reja poetike në këngët tradicionale amerikane”
Ljosa ishte në Filipine për të mbajtur leksione në dy universitete në Manila dhe për të marrë një diplomë nderi. Kjo ishte vizita e tij e dytë në vend.