Nobelistja Ebadi në Prishtinë: Shamia s’është obligim për myslimanet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nobelistja Ebadi në Prishtinë: Shamia s’është obligim për myslimanet

    Insajderi
    31 May 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bartja e shamisë nga femrat, sipas islamit nuk është detyruese. Kështu u shpreh në Prishtinë, Shirin Ebadi, aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut dhe fituese e çmimit Nobel për paqe në vitin 2003.

    Deklaratën e saj ajo e bëri në Prishtinë, në ditën e parë të konferencës  “Interfaith Kosova”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovë, shkruan lajmi.net.

    Ajo tha se ky është interpretim që vjen nga dijetarë të njohur islam. Deklarimi i saj pasoi pyetjen se si ajo si myslimane që është, nuk bartë shami.

    “Bartja e shamisë është opsionale. Varet se si ajo zgjedh dhe nuk është detyrim për femrën”, tha Ebadi.

    Megjithatë, ajo tha se ka respekt për gratë që e bartin, ndonëse kjo nuk është detyrim për to.

    Në këtë konferencë ku po marrin pjesë 300 persona nga shumë vende  të botës dhe e cila do të zgjasë tre ditë, nobelistja Ebadi foli edhe për ‘Burkan’, me të cilën disa femra myslimane, përveç  tërë trupin, mbulojnë edhe fytyrën në tërësi.

     

    Në konferencën ‘Interfaith Kosova’, po marrin pjesë mbi 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të botës, përfshi edhe shumë sosh që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark