Noizy dhe Mozzik janë “përplasur” me postime në “story” ditën e sotme.
Gjithçka ka nisur pas paralajmërimeve të të dy artistëve për këngë të reja.
Kjo ka shkaktuar që Noizyi të është i bindur që po kopjohet.
“Nuk guxon robi me thonë që kam me trondit vendin se fill fillojë tu t’kopju edhe statusat. Jo tërmet jo ç’tërmet” – ka shkruar Noizy duke e çuar mesazhin e drejtpërdrejtë tek Mozzik.
Nuk ka munguar as replika e këtij të fundit i cili këtë replikë të reperit e ka quajtur “blla blla”, konkretisht llomotitje.
Por, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë forma atipike e paralajmërimit të një bashkëpunimi të dyshes me njëri-tjetrin.
“Planin” e ka dekonspiruar Rvchet, producenti i OTR që mes tjerash në story komunikimin e ka interpretuar si bashkëpunim, postim i cili më pas është fshirë shpejt nga story.