×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Nokia padit Apple për shkelje të patentave teknologjike

    Insajderi
    22 December 2016 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëdhëniet ndërmjet gjigantit të teknologjisë “Apple” dhe kompanisë që deri dje mbante stafetën për prodhimin e telefonave, “Nokia”, nuk janë në ditët e tyre më të mira.

    Nokia ka paditur kompaninë amerikane për shkelje të 32 patentave teknologjike, duke pretenduar se produktet e Apple përdorin shumë nga shpikjet e patentuara të tyre që prej vitit 2011.

    Pretendimet e Nokias lidhen me ekranin, programet “softëare”, antenat, çipat dhe kodifikimin e videove.

    Deri në vitin 2011 ishte kompania finlandeze, ajo që dominonte tregun me telefonat e saj, por shumë shpejt suksesi i Nokias u sfumua me daljen në treg të Apple.

    Për këtë arsye, Nokia e shiti biznesin e saj të telefonave te kompania “Microsoft”. Por këtë vit, në bashkëpunim me një kompani të re të quajtur “HMD Global”, ata po planifikojnë prezantimin e teknologjisë së fundit të “smartphone”-ve “Nokia 2017”.

    Ditën e martë, Apple nga ana e saj nisi një betejë ligjore me korporatën “Acacia”, duke i akuzuar se po bashkëpunojnë me Nokian për të përfituar të ardhura nga kompania e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark