Nokia ka njoftuar se ka paditur Apple në gjykatën gjermane dhe amerikane për shkelje të patentës, duke pretenduar se gjiganti amerikan i teknologjisë “Apple”, është duke përdorur produktet e saj pa i paguar ato, shkruan “The Telegraph”.
Kompania finlandeze “Nokia”, bëri të ditur se të dy kompanitë kanë nënshkruar një marrëveshje të licencimit në vitin 2011, dhe prej atëherë “Apple”, ka përdorur produktet e saj mirëpo nuk i ka paguar ato, raporton Insajderi.
Ilkka Rahnasto, zyrtar nga kompania Nokia ka thënë se janë duke marrë masa për të mbrojtur të drejtat.