Filmat fantastiko shkencor që pasqyronin të ardhmen e afërt kishin në fokus asistentë virtualë, megjithatë asnjëherë nuk mësuam sesa prej tyre ekzistonin. Tani Nokia po kërkon të ketë vetë asistentin e saj virtual.
Kompania, Nokia Solutions and Network, aplikoi për një markë pranë autoriteteve Europiane me përshkrimin:
“Softuer për krijimin dhe monitorimin e asistentit dixhital mobil dhe ueb që punon me inteligjencë dhe duke kombinuar të gjithë burimet e të dhënave në një komunikim të vetëm dhe ndërfaqe të bazuar në zë.”, shkruan Pcworld.al
Me telefonin e parë android të Nokia-s që tashmë u bë realitet, është çështje kohësh përpara se asistenti dixhital i quajtur Viki do të arrijë tek telefonët.
Apple ka Siri, Google ka Noë, Microsoft bëri Cortana, Samsung bleu Bixbi, madje edhe Meizu është futur në lojën e asistentëve virtualë.