Në Kongresin Botëror të Telefonit që do të mbahet në Barcelonë në fund të shkurtit pritet dhe kthimi i Nokia. Zëra të ndryshëm që qarkullojnë këto ditë flasin për dy smartphone të markës finlandeze.
Telefonët do të përdoren nga kinezja Foxconn, të shitura nga Hmd Global.
Zërat e fundit që vijnë nga Kina flasin për një smartphone Android të cilësisë së lartë, me një ekran nga 5.2 në 5.5 polsh me rezolucion Quad HD, me kapakë metali, rezistent ndaj ujit, lexues të gjurmëve dixhitale, procesor Snapdragon 820 i Qualcomm dhe fotokamera me lente Carl Zeiss.
Kësaj pajisje do ti bashkangjitet edhe një smartphone më ekonomik, me procesor Snapdragon 400k, 3GB Ram dhe fotokamera të pasme prej 13 megapiksel. Mendoeht edhe ekzistenca e një smartphone të nivelit të ulët, me procesor Snapdragon 200 dhe 1 GB Ram.