×
  • Lajme
  • Lajme

    “Non grata”, Berisha dorëzon padinë për shpifje ndaj Antony Blinken në Gjykatën e Parisit

    Insajderi
    05 August 2021 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të enjte një konferencën për mediat.

    Berisha bëri me dije se pas njoftimit për shpalljen “non grata” nga Sekrerati i Shtetit Antony Blinken, ka dorëzuar në Gjykatën e Parisit padinë për shpifje ndaj këtij të fundit.

    “Këtë konferencë e kam thirrur për të njoftuar qytetarët se avokati im, Jean-Yves Le Borgne ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar se pas vendimit të sekretarit të shtetit Bliken për të më shpallur “non grada” mua dhe familjen time bazuar në shpifje, nga lobimi i Ramë dhe Soros, unë autorizova avokatin tim në Francë të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi avokati ka dorëzuar padinë”, tha Berisha.

    Kujtojmë se pak ditë më parë Berisha pati replika në distancë me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim , pasi kjo e fundit kërkoi largimin nga Partia Demokratike./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark