Gazetari Bujar Vitia ka thënë se po konsiderohet “person non grata” nga kabineti i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Vitia tha se të martën ka shkuar për ta përcjellur një takim që ministri e kishte me kirurgët e QKUK-së, ndërsa tha se një zyrtare i kërkoi të dilte jashtë.
“Person non-grata per kabinetin e ministrit Latifi! Sot shkova me percjelle nje takim te ministrit me kirurget e QKUK-se. Takimi u mbajt ne Telemjekesi. Me kerkese te zyrtares per media te kabinetit te ministrit, mu afrua nje zyrtare e Telemjekesise e cila me kerkoi te dal jashte pasi sipas saj takimi ishte vetem per kirurget. Sigurisht qe refuzova”, shkroi gazetari.
Bujar Vitia thotë se kjo nuk i kishte ndodhur për herë të parë.
“Me ka ndodh edhe me ish-ministra te tjerë. Nuk pres ma mire prej një kabineti qe nuk dine me shkru nje komunikate, e as qe ia kane idenë pse janë aty!”, ka shkruar gazetari Vitia.