Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka kaluar në gjysëmfinale të Grand Slamit, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në çerekfinale ajo mposhti me Wazari garuesen nga Serbia, Marica Perishiq.
Në gjysëmfinale takohet me garuesen nga Holanda, Julie Beurskens.
Gjakova në raundin e parë mposhti garuesen nga Gjeorgjia, Nino Laldzen.
Ndërkaq, në raundin e dytë e mposhti nikoqieren Aclya Toprak në kategorinë deri në 57 kilogramë.