Nora Gjakova nuk ia ka dalur që të sigurojë medaljen e bronztë në Grand Slam të Parisit, pas humbjes që pësoi përballë xhudistes Jessica Klimkait.
Përkundër faktit se Gjakova zhvilloi një luft mjaft të fortë ndaj Klimkait, megjithatë ajo mbeti pa medalje.
Nora u mposht nga kanadezja Klimkait, duke u renditur kështu e pesta në kategorinë deri 57 kg. Vlen të theksohet se përballë Norës ishte një kundërshtare mjaft e vështirë e cila renditet e dyta në ranglistën botërore, dhe e cila fitoi medaljen e bronztë.
Ndonëse lufta mes dy xhudisteve ishte shumë e barabartë, në fund Klimkait arriti që me uazari të sigurojë fitoren.
Nora gjatë ditës së sotme kishte realizuar paraprakisht tri fitore dhe një humbje. Ajo e nisi me fitore ndaj xhudistes braziliana Jessica Lima për të vazhduar pastaj me ritëm të njëjtë ndaj bullgares Ivelina Ilieva.