Derisa politikanët në Evropë do të takohen për të diskutuar kontrollin rreth kufijve, disa norvegjezë kanë filluar një fushate që për qëllim ka bindjen e autoriteteve norvegjeze të lëvizin kufirin shtetëror drejt perëndimit për t’ia dhuruar Finlandës një mal.
Një fushatë e nisur në rrjete sociale nga Geirr Harsson, sugjeron që Norvegjia duhet të lëvizë kufirin rreth 20 metra vetëm për arsye që pika më e lartë e malit Halti t’i takkojë Finlandës.
Kjo sipas tij do të ishte dhurata që Norvegjia do t’i bënte Finlandës për 100 vjetorin e pavarësisë që e feston vitin e ardhshëm, shkruan The Independent.
“Dhe jam i sigurt se Finlanda do të çmonte këtë dhuratë,” ka shtuar ai./Insajderi.com