Norvegjia e konsideron të 'panjohur' Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Norvegjia e konsideron të ‘panjohur’ Kosovën

    Insajderi
    23 July 2016 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Norvegjia ka vendosur që shtetasve të saj që kanë lindur në shtete tjera, ku informatat janë vështirë të verifikueshme, në pasaporta te rubrika “vendi i lindjes” t’u shkruhet “i panjohur”. Kosova përfshihet në këtë listë të përbërë prej 31 shteteve.

    Drejtoria e Policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Norvegji ka marrë një vendim mbi pasaportat norvegjeze, në bazë të të cilit shtetasit norvegjezë, të lindur në shtete të tjera, ku informatat janë vështirë të verifikueshme, nga tash e tutje në rubrikën “vendi i lindjes” t’u shënohet “i panjohur”.

    Ky vendim përfshin 31 shtete, kryesisht në Azi e Afrikë, por në mesin e tyre është edhe Kosova.

    Për më tepër ky vendim shtetasve norvegjez që kanë lindur në Kosovë do t’ua pamundësojë udhëtimin, marrjen e vizave apo hyrjen në shtete me kontrolle restriktive siç janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme të Kosovës thonë për gazetën “Zëri” se Qeveria duhet të kërkojë informata së cilat kushte duhet plotësuar që Kosova të largohet nga kjo listë.

    Ndërsa, MPJ-ja thotë se është duke marrë sqarime nga shteti norvegjez për këtë çështje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark