Norvegjia: Hapësira jonë ajrore u shkel 3 herë në vitin 2025 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Norvegjia: Hapësira jonë ajrore u shkel 3 herë në vitin 2025

    Insajderi
    23 September 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avionë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Norvegjisë në tre raste të ndryshme këtë vit. Këtë e ka deklaruar kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, duke theksuar se këto incidente kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe kanë rritur tensionet mes Norvegjisë dhe Rusisë.

    Incidentet në Norvegji janë më të vogla në krahasim me shkeljet ndaj Estonisë, Polonisë dhe Rumanisë, si për nga vendndodhja ashtu edhe për nga kohëzgjatja. Megjithatë, janë incidente që i marrim shumë seriozisht”, tha kryeministri norvegjez.

    Store ka shtuar se dy incidente kanë ndodhur në det, në verilindje të Vardo-s, në prill dhe gusht, ndërsa i treti ka ndodhur në një zonë të pabanuar përgjatë kufirit tokësor në Finnmarkun lindor, në korrik. Shkeljet e kufirit, që kanë përfshirë avionë luftarakë SU-24, SU-33 dhe avionë L410 Turbolet, kanë zgjatur nga një deri në katër minuta.

    Kryeministri ka theksuar se Norvegjia nuk ka arritur të përcaktojë nëse ato kanë qenë të qëllimshme apo “të shkaktuara nga gabime në navigim”. “Pavarësisht arsyes, kjo nuk është e pranueshme dhe ua kemi bërë të qartë autoriteteve ruse”, ka sqaruar Store.  / abcnews.al /


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark