Norvegjia investon një miliard dollarë për rrugët e biçikletave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Norvegjia investon një miliard dollarë për rrugët e biçikletave

    Insajderi
    11 March 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Norvegjia, një nga 15 prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Tokë, do të investojë afërisht 1 miliard dollarë për të ndërtuar rrugë për biçikleta.

    Ky investim do të marrë udhë në dhjetë qytetet më të mëdha të vendit.

    Ideja është që këto rrugë të kenë dy korsi në mënyrë që të ketë hapësirë të mjaftueshme që kushdo të mund të lëvizi me biçikletë edhe për distanca të paimagjinueshme me parë.

    Kjo është një nismë e Norvegjisë për të reaguar ndaj ndryshimeve klimaterike si edhe ndaj çmimit të naftës.

    Por, moti i keq që mbizotëron në vend gjatë pjesës më të madhe të vitit, pak orë dritë dhe peizazhi malor, ka bërë që të ulet entuziazmi i shumë norvegjezëve për këtë investim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark