Norvegjia ka refuzuar një plan që t’i dhurojë shtetit fqinj të Finlandës një mal si dhuratë për 100 vjetorin e pavarësisë, shkruan BBC.
Një fushatë në rrjetet sociale, që kishte bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, kërkonte një zhvendosje të kufirit në mënyrë që mali Halti ti takojë Finlandës
Por, kryeministrja norvegjeze Erna Solberg ka thënë se i është dashur që të hedhë poshtë idenë meqë një gjë e tillë ndalohet me kushtetutën e vendit./Insajderi.com