Norvegjia do t’ia ndalojë grave myslimane të mbulojnë fytyrën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Norvegjia do t’ia ndalojë grave myslimane të mbulojnë fytyrën

    Insajderi
    13 June 2017 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Norvegjia dëshiron të bëhet vendi më i ri në Evropë, ku do t’i ndalohet grave myslimane të mbulohen me ferexhe.

    Kjo vjen si rezultat i kërkesës së qeverisë për ndalim e të gjitha llojeve të mbulesave të fytyrës. Nëse ky ligj hyn në fuqi, atëherë Norvegjia do të bëhet vendi i parë në Skandinavi të ndalojë këtë lloj mbulimi.

    Austria, Franca, Holanda, Belgjika, Bullgaria dhe shteti gjerman i Bavarisë të gjitha kanë miratuar ligjin për veshjen e mbulesave të fytyrës në vende publike.

    “Ne kemi të gjitha arsyet për të besuar se kjo do të miratohet nga parlamenti,” i tha Reuters Ministri i Arsimit, Torbjoern Roe Isaksen

    “Veshje të mbuluara me fytyrë si nikabi apo burka, nuk i përkasin shkollave norvegjeze. Aftësia për të komunikuar është një vlerë themelore “, tha Ministri i Imigracionit dhe Integrimit, Per Sandberg, në një konferencë shtypi.

    Punonjësit që insistojnë të mbajnë mbulesë do të rrezikojnë të humbasin punën e tyre dhe studentët mund të përballen me dëbimin nga universiteti, shtoi ai

    Veshja e plotë e burka është relativisht e pazakontë në Norvegji, mirëpo për këtë çështje u diskutuar më herët këtë vit.

    Sipas statistikave të qeverisë, në vitin 2016 Norvegjia kishte 148,000 njerëz të regjistruar si anëtarë të besimit islam./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark