Derisa në Kosovë vazhdojnë të prehen pyjet në një masë të konsiderueshme, shteti skandinav Norvegjia, është bërë vendi i parë në botë që do të angazhohet për asnjë milimetër shpyllëzim.
Parlamenti norvegjez miratoi ligjin e ri për zero shpyllëzim, pasi deputetët e parlamentit vendosën rregullat e reja për të siguruar se shteti “nuk kontribuon në prerjen e pyjeve”.
Norvegjia financon projekte të ruajtjes pyjore në mbarë botën dhe gjithashtu mbështet programet e të drejtave të njeriut për komunitetet pyjore.
Nils Hermann Ranum, kreu i fushatës për mbrojtjen e pyjeve “Rainforest Foundation” Norvegji, tha se ky është një hap i rëndësishëm.
“Kjo është një fitore e rëndësishme në luftën e mbrojtjes së pyjeve. Vitin e kaluar disa kompani kanë mbështetur shpyllëzimin e Norvegjisë, tani është e rëndësishme që edhe qeveria po e mbështet me ligj këtë aksion”, tha Ranum.
Rainforest Foundation Norvegji ka bërë fushatë për vite për të siguruar një angazhim për “zero shpyllëzim” nga qeveria norvegjeze.
Prodhimi i viçit, i vajit të palmës dhe produkteve të drurit në shtatë vende me shkallë të lartë të shpyllëzimit janë përgjegjës për 40 për qind të shpyllëzimit tropikal dhe për 44 për qind të emetimeve të karbonit që nga viti 2000 deri më 2011. /Insajderi.com