×
  • Lajme
  • Lajme

    Novosti: Palmer dhe Lajçak do të sjellin shanazhe për Serbinë

    Insajderi
    25 February 2021 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brukseli dhe Uashingtoni po përgatisin kërkesa me shkrim, të cilat me siguri do t’i paraqesin udhëheqjes së shtetit serb në formën “non-paper” kur bëhet fjalë për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, shkruan gazete serbe “Veçernje Novosti”.

    “Novosti” raportonë se në këtë dokument jozyrtar, siç përmendet në qarqet diplomatike, Serbia do të informohet se duhet të obligohet për njohjen e Kosovës, e cila do të jetë një lloj pjese e dytë e “urimeve” dërguar Serbisë nga presidenti i SHBA Joseph për Ditën e Shtetit.

    Paralajmërimi i këtij veprimi të përbashkët do të jenë vizitat në Serbi në një periudhë shumë të shkurtër kohe të ndërmjetësit në dialogun me Kosovën, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme, dhe Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

    Se Serbia do të përballet me presion të koncentruar nga BE dhe SHBA në periudhën e ardhshme për “çështjen e Kosovës”, por edhe të Republikës Serbe, ka paralajmëruar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili të mërkurën ka thënë se “ajo që po na pret nuk është e thjeshtë, as diçka për çka mund të gëzohemi”.

    “Për të kuptuar se në çfarë pozite jemi, ne vetëm duhet të lexojmë letrën e presidentit Biden drejtuar neve dhe Kosovës. Fuqitë më të mëdha evropiane ndajnë plotësisht qëndrimet e administratës së re amerikane dhe kuptohet që ne do të jemi nën presion. Na mbetet që të kemi një dialog nën mbikëqyrjen e Lajçakut, dhe nëse ata mendojnë se do të heqim dorë lehtë nga ajo që mendojmë se është e jona ndërsa ata mendojnë se nuk është e jona, përgjigjja ime është: “po mashtroheni”, ka pretenduar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

    Predrag Rajiq nga Qendra serbe për Stabilitet Shoqëror ka deklaruar se, duke pasur parasysh që BE është partneri më i madh tregtar i Serbisë dhe se vendet e BE janë investitorët më të mëdhenj në Serbi, ekziston një gamë e gjerë presionesh të mundshme që Brukseli mund të zbatojë për çdo çështje politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën. “Raporti i Parlamentit Evropian tregon se do të ketë presion më të fortë politik. Ne do të kemi më shumë “Tanja Fajona”, pra fjalime të ashpra nga zyrtarë evropianë, si dhe veprime të shtuara të strukturave në vendin tonë që janë të pavarur nga shteti ynë, por varen nga qendra të caktuara të pushtetit jashtë vendit”, ka pretenduar Rajiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark