NPB arrin marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të OVL-së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    NPB arrin marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të OVL-së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës

    Insajderi
    28 April 2025 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Artan Berisha, së bashku me Menaxherin e Makinerisë për Mbikëqyrjen e Ashensorëve, Skender Xani, realizuan me sukses një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës.

    Kjo marrëveshje përfshin mirëmbajtjen e tërësishme të objektit ku ndodhen zyrat e këtyre shoqatave, përfshirë mirëmbajtjen e ashensorit dhe do të realizohet plotësisht falas nga Ndërmarrja Publike Banesore.

    Kjo iniciativë është një shprehje falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin dhe sakrificën e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.

    Ndërmarrja Publike Banesore do të vazhdojë të jetë përkrahëse e këtyre kategorive të çmuara të shoqërisë sonë“, thuhet në njoftimin e NPB’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark