Ndërmarrja Publike Banesore ka filluar procesin e renovimit të shkollës “Zenel Hajdini” dhe po ecën me ritme të shpejta dhe cilësi të lartë. Ky projekt i rëndësishëm për komunitetin është duke i adresuar disa nga nevojat më urgjente për përmirësimin e infrastrukturës shkollore.
Disa nga punimet kryesore që janë planifikuar për t’u realizuar në shkollën “Zenel Hajdini” përfshijnë: Renovimi i kulmit, për të siguruar izolim më të mirë dhe për të eliminuar problemet ekzistuese me rrjedhjet.
Sanimi i podrumit, duke adresuar të gjitha problemet për ta bërë atë plotësisht funksional dhe të sigurt. Përmirësimi i interierit të brendshëm, përfshirë rinovimin e klasave, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, si dhe përmirësimin e ambienteve të tjera.
Një pjesë e madhe e shkollës pritet të përfundojë deri në fund të muajit janar.
Për më tepër, puna për fasadën e jashtme do të përmbyllë këtë projekt ambicioz, duke siguruar një pamje moderne dhe duke rritur efikasitetin energjetik të ndërtesës.
Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt, përfshirë institucionet përgjegjëse, dhe komunitetin e prindërve për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Renovimi i shkollës “Zenel Hajdini” është një investim i rëndësishëm në të ardhmen e nxënësve dhe në cilësinë e arsimit.