Nuk aprovon vendimet e Trump, dorëhiqet diplomati amerikan në Pekin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nuk aprovon vendimet e Trump, dorëhiqet diplomati amerikan në Pekin

    Insajderi
    06 June 2017 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një diplomat i lartë amerikan në Pekin është tërhequr nga detyra për shkak se nuk bie dakord me vendimet e presidentit Donald Trump për ndryshimet e klimës.

    Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit në Uashington, që ka deklaruar se bëhet fjalë për numrin dy të misionit diplomatik në kryeqytetin kinez, David Rank.

    Mediat amerikane raportojnë se dorëheqja e Rank erdhi pas njoftimit të javës së kaluar të presidentit Trump, për tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja e Parisit për klimën.

    Një vendim ky, që sipas Trump do të mbrojë ekonominë amerikane, por që nuk u mirëprit nga liderët në mbarë botën.

    Në një mbledhje me stafin e ambasadës, Rank tha se nuk mund ta mbështesë një vendim të tillë dhe se do të njoftojë autoritetet amerikane dhe kineze për tërheqjen e tij nga detyra.

    “New York Times” citon disa miq të zotit Rank të thonë se, ai ishte shumë irrituar nga politikat e Shteteve të Bashkuara kundrejt Kinës, sidomos sa i takon ndryshimeve klimaterike.

    “Zoti Rank mori një vendim personal. Ne vlerësojmë angazhimin disavjeçar të tij në shërbimin diplomatik”, ka deklaruar ndërkohë Departamenti i Shtetit.

    Rank, që mori detyrën në janar 2016, de fakto ishte diplomati më i lartë amerikan në Kinë dhe shërbente si ambasador në detyrë. Terry Branstad, i zgjedhuri nga presidenti Trump për postin në fjalë, do të marrë zyrtarisht detyrën më vonë gjatë qershorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark