Nuk arriti të përmbyllte sfidën, Eva Buzo përfundon në spitalin e Vlorës, kjo është gjendja e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk arriti të përmbyllte sfidën, Eva Buzo përfundon në spitalin e Vlorës, kjo është gjendja e saj

    Insajderi
    23 June 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mjek në spitalin e Vlorës që i dha ndihmën e parë Eva Buzos ka thënë se gjendja e saj është e qëndrueshme dhe 35-vjeçarja është e vetëdijshme.

    Ai tregoi se Eva erdhi me ethe dhe pak e lodhur, kishte shenja nga pickime të ndryshme, por mund të komunikonte, thjesht mjekët nuk donin ta lodhnin.

    Sipas mjekut edhe tensioni i notares është në rregull, por do t’i duhen të paktën katër orë për t’u rikuperuar edhe nga humbja e lëngjeve, raporton Euronews Albania.

    Avokatja e cila jeton në Australi, u nis për të thyer një rekord historik në not. Që prej orës 7 të mëngjesit të së enjtes ajo u nis nga Italia me not për të përshkuar kanalin e Otrantos dhe të mbërrinte më pas në Shqipëri. Ajo e mbylli udhëtimin e saj 27.5 orë pas nisjes, rreth 9 milje nga bregu i Vlorës.

    Buzo është me profesion avokate në Australi dhe është e angazhuar dhe në shoqërinë civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ajo ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark