Gjatë një vizite të kryeministrit Albin Kurti në Komunën e Istogut, një i moshuar nuk nguroi t’i shprehë shqetësimet e tij për pensionet e ulëta.
Ai kujtoi Kurtit vështirësitë me të cilat përballen pensionistët në Kosovë.
Derisa po bisedonte me kryeministrin Kurti, pensionisti ia përmendi premtimet për rritjet e pensioneve.
“Dita e mirë shihet në mëngjes, me premtu shumë e mos me bo kurgjo nuk bon. Qeto 4 vjet shkun po jam ka shpresoj për tonë me ndihma sociale është marre me e thonë ka 100 euro” i thotë i moshuari.