Nuk dihet nëse Kurti do ta takojë Lajçakun – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk dihet nëse Kurti do ta takojë Lajçakun

    Insajderi
    04 July 2023 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Prishtinë është konfirmuar se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pasditen e së martës do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Por, ende nuk ka konfirmim për një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    “Është pjesë përbërëse e punës së të dërguarit të posaçëm që të udhëtojë për t’u takuar me partnerët në terren”, tha një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke komentuar vizitën e Lajçakut. Ai shtoi se kjo vizitë në Kosovë është pjesë e punës për “lëvizjen e dialogut përpara”.

    Takimi i Kurtit me Lajçakun nuk figuron as në agjendën e kryeministrit të Kosovës.

    BE-ja vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e menjëhershëm të tensioneve dhe të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetëson Burkseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark