Njëri nga pjestarët e ‘Babo Darabuka’, me prejardhje nga Jordania, ka vendosur të jetojë në Kosovë për një të ardhme më të mirë.
Muhamedi, për Insajderin rrëfen fillimin e jetesës së tij në Kosovë dhe arsyen se pse ka zgjedhur ta vazhdojë jetën këtu.
Ai nuk ka hezituar të ndajë momentet e tij të sikletshme pas ardhjes këtu i cili nuk ka ditur të flasë gjuhën shqipe.
“Nuk disha të kërkojë një hamburger apo një shishe ujë, në kohën e pauzës”, thotë ai në të qeshura.
Ndërkaq, pjesëtari i grupit ‘Babo Darabuka’ shprehet se ardhja e tij në Kosovë ka qenë e rastësishme.
“Në Kosovë kam ardhur për vizitë me familje, dhe rastësisht kamë vendosur të jetojë këtu për një të ardhme më të mirë”
Mes tjerash, ai tregon i lumtur se nëna dhe partnerja e tij janë nga Kosova: Nënën dhe partneren i kam shqiptare nga Kosova. Kam dhe dy fëmjë.
Për më shumë ndiqeni videon: