Nuk do ta besoni llojin e kontratës që nënshkruajnë lojtarët e Manchester United, ka të bëjë me sjelljen e tyre jashtë fushës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Nuk do ta besoni llojin e kontratës që nënshkruajnë lojtarët e Manchester United, ka të bëjë me sjelljen e tyre jashtë fushës

    Insajderi
    29 July 2025 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me ardhjen e biznesmenit më të pasur britanik, Sir Jim Ratcliffe, në strukturat drejtuese të Manchester United, klubi ka prezantuar një kontratë të re të veçantë për të gjithë futbollistët.

    Pas sezonit më të dobët në historinë e klubit, ku skuadra përfundoi pranë zonës së rënies, drejtuesit janë të vendosur për një transformim të thellë në të gjitha aspektet.

    Qëllimi kryesor për sezonin e ardhshëm është rikthimi i dinjitetit dhe përmirësimi i performancës, brenda dhe jashtë fushës.

    Si pjesë e këtij plani, lojtarët e United janë detyruar të nënshkruajnë një kontratë të veçantë që lidhet me sjelljen e tyre jashtë fushës.

    Kjo marrëveshje përfshin rregulla të qarta për mënyrën e veshjes, respektimin e protokolleve të klubit dhe ndërveprimin me tifozët në evente publike.

    Stephen Howson, një burim i afërt me klubin dhe dhomën e zhveshjes, ka bërë të ditur: “Më është thënë se të gjithë lojtarët këtë vit kanë nënshkruar një kontratë që përfshin standardet e sjelljes, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Kjo ka të bëjë kryesisht me sjelljen jashtë fushës”.

    Ai shtoi se: “Nëse marrin pjesë në ndonjë aktivitet, duhet të bashkëveprojnë me tifozët. Nuk lejohen më të kalojnë thjesht pranë tyre pa u ndalur. Po ashtu, ekzistojnë kode të caktuara veshjeje për paraqitjet publike dhe masa të rrepta në rast vonesash”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark