Kurti i bindur: Nuk do të ketë Asociacion njëetnik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti i bindur: Nuk do të ketë Asociacion njëetnik

    Insajderi
    01 February 2023 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në deklarimin e tij të parë që nga takimi i mbajtur në Ambasadën e ShBA’së në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ritheksoi qëndrimin e tij se nuk mund të ketë Asociacion të ndërtuar mbi kritere etnike, raporton Insajderi.

    Kurti u thirr në karakterin multietnik të shtetit bazuar në aktin më të lartë juridik, për të përsëritur kundërshtinë e tij për themelimin e një Asociacioni siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit.

    “E kemi thënë qëndrimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Asociacion njëetnik me Kosovën me kushtetutë shumetnike s’është i mundshëm. Kur e kemi shpallur pavarësinë thoshin se edhe pse Kosova i ka 93 për qind shqiptarë, s’mund të cilësohet shqiptare, por multietnik”, tha ai.

    “Ama tash s’mund të bëhet asociacion njëetnik. Ne e kemi Asociacionin e Komunave të Kosovës. Jam qytetar i Kosovës që edhe si aktivist politik, edhe si deputet opozitar, dhe edhe sot si kryeministër është angazhuar e afirmuar të gjitha të drejtat e pakicave pa dallim”..

    Kurti tha se do t’i shërbej kërkesave dhe nevojave të qytetarëve serb dhe të çdo pakiceje, por se “nuk mund ta kompensojmë Serbinë për luftën e humbur në prancerën e vitit 1999”.

    “Ajo duhet të na kompensojë për dëmet që na ka shkaktuar edhe në njerëz edhe në të mira materiale. Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, shumë më tepër ka pakica në Serbi sesa në Kosovë. Pakicat në Serbi janë gati 20 për qind, në Kosovë gati 7 për qind”, tha mes tjerash ai.

    Kujtojmë se amerikanët janë zotuar se nisjen e bisedimeve për themelimin e Asociacionit do të nisin “me ose pa” përfshirjen e qeverisë kosovare./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark