×
  • Lajme
  • Analiza

    “Nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës”, vaksinat e premtuara nga Edi Rama që nuk erdhën kurrë

    Insajderi
    27 February 2021 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës”, ishte kjo deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës pasi pranoi dozat e para të vaksinës Pfizer.

    Rama në momentin që u vaksinua kritikoi Bashkimin Evropian që, sipas tij kishte lënë anash vendet e Ballkanit Perëndimor, sa i përket furnizimit me vaksina.

    Ai tha se “Shqipëria nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës”.

    Por, janë bërë një muaj e gjysmë nga kjo deklaratë e kryeministrit shqiptar, dhe vaksinat e premtuara nga ai ende nuk kanë mbërri në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Në përgjigjen e tyre thuhet se MSH e ka mirëpritur nismën e Ramës, por jo edhe nëse kanë pasur ndonjë kontakt zyrtarë lidhur me çështjen e furnizimit me vaksina.

    “MSh ka pasur kontakte të vazhduara me MSh të Shqipërisë. E ka mirëpritur edhe nismën e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar procesin e vaksinimit anti COVID-19, por dy shtetet tani janë të fokusuara në procesin e vaksinimit në shtrirje më të gjerë. Shqipëria e ka filluar, ndërsa Kosova pret ta filloje së shpejti”, thuhet në përgjigjen e MSH-së dhënë Insajderit.

    Shteti shqiptar arriti që në fillim të vitit 2021 të sigurojë 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer.

    Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19, filloi me 11 janar ku të parët që e morën këtë shërbim ishin punëtorët shëndetësorë, policët dhe shërbyesit e tjerë publikë, si dhe të moshuarit.

    Ndërkohë, Serbia ishte vendi i parë në Ballkan që u furnizua me vaksinën kundër Covid-19.

    E njëjta arriti të furnizojë edhe tri shtet të tjera.

    Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina tashmë kanë filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinat e dhuruara nga Serbia.

    Kurse, Kosova ka mbetur vendi i vetëm në Ballkan që akoma nuk ka filluar vaksinim e qytetarëve ndaj virusit vdekjeprurës.

    Bashkimi Kombëtar politika që s’përkon me Shëndetësinë

    Rreth 75 për shqiptarëve janë pro bashkimit kombëtar, sipas hulumtimit ‘Shqipëri – Kosovë”. Por marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve duket se nuk janë aq të afërta sa entuziazmi i qytetarëve për tu bërë një shtet.

    Kosova nga Shqipëria nuk u ndihmua as atëherë, kuur e gjithë bota u kaplua nga virusi vdekjeprurës, i quajtur “Covid-19”, dhe kur spitalet u stërmbushën me pacientë që kërkonin ndihmë nga mjekët.

    Shteti shqiptar zgjodhi ta ndihmojë Italin.

    Më 23 mars 2020 Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë në përballje me pandeminë e koronavirusit.

    Kështu 10 mjekë dhe 20 infermierë, shkuan në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre për të shpëtuar jetët e pacientëve të prekur me COVID-19.

    Ndërkohë, Kosova, e cila në këtë periudhë po përballje me mungesë të testeve për Covid-19, u ndihmua nga shteti serb, ndihmë kjo që ngriti zëra pro dhe kundër pranimit të tyre.

    Serbisa e furnizoi Kosovës me 1000 teste për Covid-19. Pranimi i këtyre testeve ishte bëra nga ish-qeveria e drejtuar nga Albin Kurti derisa dhurimi i tyre nga qeveria e Serbisë ishte pranuar si ndihmë në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit.

    Kosova si dorë shpëtimin në përballje me koronavirusin i kishte vendet e Ballkani, dhe Gjermanin, Francën, Turqinë, Anglin dhe Amerikën. /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark