
Pas përfundimit të paraqitjes para shtypit, në të cilën folën për marrëdhëniet mes SHBA’së dhe Qeverisë së Kosovës, Ambasadori amerikan Jeff Hovenier dëgjohet duke i thënë presidentes Vjosa Osmani “Nuk doja ta bëja, por…”, duke harruar mikrofonin e ndezur.
Nuk dihet qartë se për çfarë e kishte fjalën por në konferencë, Hovenier kritikoi Qeverinë për partneritetin me SHBA’në.
Ai tha se Qeveria është duke ndërmarr veprime “sfiduese” të cilat po ndikojnë partneritetin e vendit me ShBA-në.
Hovenier citoi edhe zëdhënësin e Departamentit të Shtetit, Mathew Miller.“Ashtu siç tha zëdhënësi këtë muaj: Qeveria amerikane shpreson që Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës”, tha Hovenier./Insajderi.org/