“Nuk doja ta vrisja”, shqiptari në Gjermani përballet me nënën e viktimës në gjykatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    “Nuk doja ta vrisja”, shqiptari në Gjermani përballet me nënën e viktimës në gjykatë

    Insajderi
    06 March 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas shqiptar, i quajtur Fisnik H, është përballur në gjykatë me akuzën se ka vrarë një 31-vjeçar me origjinë turke në Gjermani.

    24-vjeçari e pranoi akuzën, teksa tha se ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, shkruan Bild.

    Ai ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës, i cili ndërroi jetë në spital, pas dy të shtënave që mori në gjoks.

    I riu shqiptar u shpreh se ishte penduar dhe kërkoi falje. “Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar. Unë thjesht doja të flisja me të. Mustafa goditi vëllain tim të vogël. Ai donte të më thyente edhe kockat ”, tha ai.

    24-vjeçari u përball në sallën e gjyqit me nënën e viktimës, e cila në një moment ndërpreu seancën dhe e paralajmëruar: Kujdes! Thuaj të vërtetën, i çmendur.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 qershor të vitit 2022 në një park në Gaarden.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark