
Pas dështimit të së martës që Kuvendi i Kosovës të emërojë anëtarët e bordit të OSHP-së, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të riprocedojë këta anëtare edhe një herë të premten.
Qeveria e Republikës së Kosovës, lidhur me çështjen emërimit të anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, bën të ditur se të premten do të mbajë mbledhjen e kabinetit qeveritar ku do t’i riprocedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës propozimet për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Të martën, Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të miratojë rekomandimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Në seancën që e mbajti pa opozitën, Kuvendi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të miratuar këtë pikë, pavarësisht se ishte konsideruar si një prej kritereve tjera në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave./Insajderi.com