Rexhp Selimi e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të fjalës.
Ai para Prokurorisë Speciale ka thënë se që nga themelimi i Gjykatës, e kanë pyetur se a kishte frikë nga drejtësia.
“Gjithmonë kam thënë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë”, tha Selimi para Prokurorisë.
Ai tha se beson që Prokuroria do të vendos pro pafajësisë së tij.
“Unë qëndrojë përballë jush, dhe në fund të procesit tim, besoj ju do të vendosni pro pafajësisë time”.
“Në këto qaste kur ne po flasim, e po na shohin bashkëkombësit tanë, kam besimin se të gjithë se bashku do ta nxjerrim të vërtetën, dhe unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthemi të lirë në Kosovën për të cilën luftuam”.
Lexo edhe: