“Nuk e besoj dot", Rita Ora shokohet në skenë – momenti bëhet viral - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Nuk e besoj dot”, Rita Ora shokohet në skenë – momenti bëhet viral

    Insajderi
    01 May 2025 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur Rita Ora ka mbetur plotësisht e shokuar gjatë shfaqjes së fundit të spektaklit të famshëm “The Masked Singer”, kur zbuloi se burri i saj, regjisori Taika Waititi, fshihej brenda njërës prej maskotave misterioze të spektaklit.

    Ylli i muzikës, e cila është pjesë e jurisë së “The Masked Singer”, nuk kishte as idenë më të vogël se nën kostumin e personazhit të çuditshëm ishte pikërisht partneri i saj. Në momentin e zbulimit, Rita nuk mundi ta fshihte habinë e saj, duke reaguar me emocion të madh dhe duke shpërthyer në të qeshura, , shkruan DailyMail.

    “Nuk e besoj dot! Çfarë surprize! Nuk e kisha menduar kurrë se do ishe ti!” tha këngëtarja mes lotëve të gëzimit.

    Waititi, regjisor i njohur për filmat si “Jojo Rabbit” dhe “Thor: Ragnarok”, e kishte mbajtur sekret pjesëmarrjen e tij në spektakël edhe për bashkëshorten e tij, duke e bërë kështu surprizën edhe më të madhe.

    “Dëshiroja ta bëja këtë surprizë sa më argëtuese për Ritën dhe publikun. Të shohësh reagimin e saj ishte absolutisht e pabesueshme,” tha Taika pas zbulimit.

    Publiku reagoi me entuziazëm dhe ngrohtësi ndaj këtij momenti emocionues, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të veçanta të historisë së spektaklit të njohur ndërkombëtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark