×
  • Showbiz
  • Show

    “Nuk e dashuroj”, ftohja e papritur me Kristin, Keisi tregon çfarë ndodhi pas largimit të Sabianit (VIDEO)

    Insajderi
    17 March 2023 - 22:18

    Ditët e fundit Keisi ka qenë shumë pasive në shtëpi dhe pati një distancim të menjëhershëm nga Kristi.

    Duke folur me Oltën, ajo tha se kur doli Sabiani nga shtëpia, u ndje shumë e lehtësuar dhe tha me veten e saj, se do luante fort të nesërmen. Por, nuk ndodhi kështu, tha Keisi, pasi përjetoi një gjendje ankthi.

    Sa i përket distancimit nga Kristi, Keisi tha se asaj ndonjëherë nuk i pëlqejnë disa gjëra që ai bën, duke veçuar prekjet dhe sipas saj, nëse ai nuk e dëgjon kur i kërkon diçka kaq të vogël, do të thotë që fjala e saj nuk zë vënd fare te ai, prandaj mërzitet.

    Keisi shtoi se ajo deri diku ka harruar të kujdeset për veten e saj dhe u “rrëmbye” nga fjalët e banorëve që thonin se ajo dhe Kristi shkojnë shumë dhe ashtu përdunduan si “çift”.

    Ajo madje shtoi se nuk është e dashuruar me Kristin, por thjesht ata kanë pëlqim për njëri-tjetrin

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark