Insajderi
Biznes

“Nuk e duan punën”, Elon Musk kritikon amerikanët

Insajderi
13 May 2022 - 11:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk e duan punën”, Elon Musk kritikon amerikanët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Elon Musk ka kritikuar popullin amerikan për etikën e tij të punës dhe lavdëroi punëtorët kinezë.

Kreu i Tesla tha se amerikanët “po përpiqen t’i shmangen punës”, ndryshe nga kinezët, të cilët “qëndrojnë deri vonë në punë”.

Në një intervistë për “Financial Times”, Musk tha: “Mendoj se do të ketë shumë kompani të fuqishme kineze në të ardhmen. Në Kinë ka shumë njerëz të talentuar dhe që punojnë shumë. Nëse një punë duhet mbaruar, ata e mbarojnë duke qëndruar edhe jashtë orarit. Ata nuk dalin fare nga fabrika nëse nuk ka mbaruar puna. Ndërkohë, këtu në Amerikë njerëzit as nuk duan të shkojnë në punë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark