“Nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet”, reagon profesoresha universitare që u sulmua – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet”, reagon profesoresha universitare që u sulmua

    Insajderi
    10 May 2022 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas sulmit nga gjinekologu Arsim Gashi drejt profesoreshës universitare, Hatixhe Latifi-Pupovci, kjo e fundit ka reaguar edhe në facebook.

    Pupovci ka shkruar se ky sulm ka qenë krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar motivet e të cilit sipas saj janë të pakuptueshme.

    “Ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për mua”, ka shkruar ajo në facebook.

    Sipas profesoreshës universitare studenti ka mënyra të tjera akademike për të dalë deri tek drejtësia ndërkaq ndërhyrja e prindit është e papranueshme.

    Ajo tha se gjinekologu Gashi nuk e ka si herë të parë dhunën si metodë për zgjidhjen e problemeve.

    ” Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet. Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar.”, ka shkruar Pupovci në facebook.

    Postimi i plotë:

    Të dashur miq,

    Po më vjen shumë keq për shqetësimin që ka mund të ju sjell lajmi që veç qenka nëpër portale rreth sulmit që më ka ndodhur. Ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për mua. Studenti i pakënaqur me notën e provimit ka mënyra të tjera akademike për të kërkuar drejtësinë, ndërsa ndërhyrja e prindit është krejtësisht e pa pranueshme. Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet. Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark