Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë, reaguan kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas reagimeve të tyre, Këshilltari i Kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ka ‘goditur’ dyshen në fjalë.
Siç pretendon Zogiani, liderët aktual të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ‘njohin’ Serbinë, transmeton Insajderi.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Zogiani, duke harruar se shefi i tij nuk e ka shkrepur asnjë plumb gjatë luftës së fundit me Serbinë, ndër të tjera shkroi: “Nuk kanë sakrifikuar gjë. Prandaj nuk e shofin Serbinë si problem”
Më poshtë reagimi i plotë, pa ndërhyrje:
Lideret aktual te PDK e LDK nuk e njofin Serbine! Nuk e kane pare luften, nuk kane sakrifikuar gje. Prandaj nuk e shofin Serbine si problem.
Jane djem te rinj e qika te reja, por edhe ndonje budalle ma i vjeter, te cilet ma shume ndikohen prej rrefimeve “kozmopolite” te momentit. Mendojne ta bejne luften politike duke pare problemin vetem ne Prishtine e fare ne Beograd.
Keta nuk ngurrojne t’i hedhen ne qafe Kosoves edhe kur Serbia vendos te rikthej strukturat e luftes ne krye.
E keni vene re se te njejten gje nuk e ben per shembull Ramush Haradinaj, i cili ka sakrifikuar dhe e ka bere luften.
Çfarë shkruan Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi pas intervistës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për gazetën italiane, “La Republicca”?
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ta se Kurti flet për luftë e jo për integrime apo investime.
“Kurti flet për luftë. Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë. Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë”, u shpreh Abixhiku.
Më tej Abdixhiku theksoi se Kosovës i duhet stabilitet dhe zhvillim, e jo mesazhe paralajmëruese për luftë.
“Pyesni sot kompanitë kosovare se çfarë mesazhe marrin nga bashkëpunimet e tyre nëpër botë. Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë? Njëmijë Dua Lipa s’bëjnë punë më”.
Kosovës i duhet stabilitet dhe zhvillim. Shteti ynë përveç sigurisë vetanake ka dhe aleancën më të madhe ushtarke, atë të NATO-s, që garanton sigurinë tonë territoriale ndaj çdo agresioni të mundshëm. Kjo është e vërteta jonë; dhe këtë të vërtetë duhet ta ushqejmë çdo ditë – duke forcuar veten në siguri e duke përforcuar aleancën me NATO-n si synim historik”, deklaroi ai.
Avdixhiku konsideron se paniku ndërkombëtar rreth Kosovës së luftës e krizës e destabilitetit është interes veç i Vuçiqit e i Serbisë
Ndërsa, në anën tjetër në një shkrim në Facebook, Memli Krasniqi ka thënë se Kurti po funksionon mbi imagjinata paranoike e me inate politike. Sipas tij, Kurti ka bllokuar buxhetin për qytetarët dhe komunat e Kosovës për investime kapitale, ndërsa nga ana tjetër flet për luftë.
“I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, për çka e kanë votuar, ai nga njëra anë po i bllokon të gjitha projektet e komunave, duke mos ua ndarë buxhetin e nevojshëm dhe nga ana tjetër po flet për luftë”, deklaroi Krasniqi.
Lideri i PDK-së konsideron se kryeministri Kurti dhe ministrat e tij duhet ta ndërrojnë këtë qasje.
“Zgjedhjet kanë përfunduar dhe kryetarët e komunave qeverisin njëjtë për të gjithë qytetarët e tyre, pa dallim. Jo si kjo Qeveri që u shërben vetëm klientelës, familjarëve e përkrahësve të tyre!”, tha Krasniqi.
/Gazeta Insajderi