"Nuk e lëshojnë për me i thy njerëzit" Nasim Haradinaj reagon pasi Specialja refuzoi lirimin e Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk e lëshojnë për me i thy njerëzit” Nasim Haradinaj reagon pasi Specialja refuzoi lirimin e Thaçit

    Insajderi
    17 March 2025 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja ka refuzuar lirimin e ish-presidentit Thaçi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij Haxhi Thaçi, i cili vdiq të dielën mbrëma.

    Për këtë Gjykatën Speciale ka folur në “Pressing” të T7, Nasim Haradinaj, i cili ka thënë se gjykata dëshiron të tregojë forcë duke mos e lejuar Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

    Ai ka thënë se kjo gjykatë sot po funksionon e pavarur, dhe vetëm dënon në emër të popullit.

    Sipas Haradinajt kjo po mundësohet falë Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e të cilit i cilësoi si “krimba.

    “Kjo gjykatë më shumë e ka me të injoru e me të bë presion psiqik. Atje është presioni psikologjik që mund e bën çdo herë. Unë kam thënë se nuk ka teori me lëshu Hashim Thaçin me ardh nesër, sepse nuk e lëshojnë për me demostru forcë, nuk e lëshojnë për me i bë presion atij, për me i thy njerëzit”.

    “Kjo gjykatë nuk nin për kushtetutë. Kjo gjykatë funksionon krejtësisht në mënyrë të pavarur e thirret në emër të popullit të Kosovës kur të dënon, kjo i bën falë neglizhencës krimbave që i kemi në Kuvend”, ka thënë Haradinaj. /


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark