Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Rexha përmes një postimi në Facebook, ditën e djeshme ka thënë se e ka identifikuar një serb që sipas tij, ia kishte torturuar babanë dhe familjen e tij, rreth 25 vite më parë.
Rexha thotë se Trajko Roganoviq, i cili sipas tij operonte në Rahovec si polic së bashku me Marko Filipoviq (Mustaqi) në atë kohë, ishin iniciatorët e gjithë asaj skene.
Rexha e përshkruan ngjarjen ku serbët kishin shkuar në shtëpinë e tij dhe për orë e ditë e kishin rrahur babain e tij.
Ai tah për Insajderin se në ditën kur u takuan me babain, nuk e njohën nga lëndimet e marra.
“Fytyra sikurse pambuk iu kishte bë, nuk e njohëm”, tha Rexha për Insajderin.
Video: