Nuk e përjashtoi koalicionin me VV-në, Valon Syla i kthehet ashpër Limajt: Tugjarist – sekserist... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk e përjashtoi koalicionin me VV-në, Valon Syla i kthehet ashpër Limajt: Tugjarist – sekserist…

    Insajderi
    20 February 2025 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin Albin Kurti për të mirën e vendit, shkruan Insajderi.

    Syla e cilësoi këtë si një përpjekje për të rritur pazarin politik dhe një diskurs që po shkon drejt fundit.

    “Është mirë që Fatmir Limaj fillimisht të shohë sa deputetë ka. Mund të ndahet nga Ramushi, por në thelb, ai po rikthen lojën e pazarëve. Është t’u dashtë me rrit pazarin,” tha Syla në T7.

    Ai shtoi se kjo qasje politike nuk do të mund të mbijetojë gjatë.

    “Me këtë gjuhë dhe këto taktika, kjo është gjenerata e fundit politike që ka me mujt me mbijetu. Nëse vazhdon ky diskurs sekserist e tugjarist, nuk ka pse të dalin në zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare,” tha ai.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark