“Nuk e vrau varka, por shteti”, sot protesta para Ministrisë për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk e vrau varka, por shteti”, sot protesta para Ministrisë për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

    Insajderi
    04 August 2022 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngjarja e rëndë e ndodhur të martën e 2 gushtit në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, tronditi gjithë shoqërinë shqiptare.

    7-vjeçarja u përcoll për në banesën e fundit, ditën e djeshme, ndërsa sot pritet të zhvillohet në orën 19:00 protesta para Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar drejtësi për vdekjen e vogëlushes.

    Në protestë pritet të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

    Si ndodhi tragjedia ne Himarë

    Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan.

    Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

    Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë një të afërmi të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark