Spektaklit Big Brother Vip Kosova i erdhi fundi.
Edicioni i tretë i këtij formati, që nisi më 18 tetor të vitit të kaluar, e i cili përfundon natën mes të premtes e të shtunës, solli emocione të shumta.
Njëri nga banorët pranoi diçka që pakkush e bën publikisht.
Një tjetër ishte e bindur në fillim që statusi i saj nuk ndryshon, në fund të spektaklit.
Dikush kishte bërë më dije se nuk do të rrijë qetë në shtëpi.
Një tjetër banor i pati dhënë mision vetes të bëhet lider.
Finalisti i pestë ishte i bindur se do të fitojë këtë edicion, pasi që tha se triumfues është edhe në jetë.
Edicioni i tretë i Big Brother është pëlqyer e ndjekur shumë nga shikuesit, që kanë të preferuarit e tyre për ta fituar këtë spektakël.
Fituesi i Big Brother Vip Kosova 3 ishte paraparë të merrte 200 mijë euro, por kjo shumë u zvogëlua në 160 mijë euro, pasi banorët kishin thyer disa rregulla të shtëpisë.