“Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve”, Trump godet sërish Zelenskyn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve”, Trump godet sërish Zelenskyn

    Insajderi
    21 February 2025 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump nuk duket se po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Në një intervistë në Fox Radio, ai tha se “nuk mendon se Zelensky është shumë i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve”.

    Trump është kritikuar se ka lënë Evropën dhe Ukrainën jashtë bisedimeve me Moskën të martën, shkruan Sky News.

    Udhëheqës të tjerë perëndimorë kanë paralajmëruar se Vladimir Putin nuk ka “oreks” për paqe, por Trump tha në të njëjtën intervistë se ai beson ndryshe.

    “Ai nuk duhet të bëjë një marrëveshje”, tha Trump.

    “Sepse po të donte do të merrte gjithë vendin”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark