×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk është dashur të lihet në burg të hapur” – Ish-koloneli i Policisë flet për Faton Hajrizin

    Insajderi
    18 July 2024 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani ka thënë se Faton Hajrizin nuk do të duhej të lihej në burg të hapur. Këtë koment ai e dha teksa po fliste për arratisjen e tij dhe krimin që po dyshohet se e ka kryer në Serbi, shkruan Insajderi.

    Sylejmani thekson se, duke marrë parasysh veprat e kryera nga Faton Hajrizi, një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte.

    “Ai i ka bërë parapërgatitjet. Kemi tri lloj kategorish të qendrave korrektuese. Ky ka qëndruar në qendër të hapur, ku njerëzit punojnë e kthehen. Ajo qendër është për kryesit e veprave të lehta penale. Pse këto e kanë pru aty është diskutabile. Sepse ky me veprat që i ka kry s’e ka meritu, jo të hapur, por as gjysmë të hapur”, ka thënë ish-koloneli në T7.

    Ish-koloneli thotë se kur e sheh Faton Hajrizin se si flet, të jep bindjen që është inteligjent dhe i shkathët.

    “Kur e dëgjosh të jep bindje që është inteligjent dhe i shkathët”, ka shtuar tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark