Anëtari i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj në një prononcim për Gazetën Insajderi e ka quajtur ‘llapsuzllëk’ kërkesën e zv.sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave për t’ua ndalur pagën grevistëve.
Sipas Sefajt, një listë e tillë nuk do t’i dërgohet ministrisë pasi është e kundërligjshme dhe se greva e BSPK-së është legjitime.
‘Unë po besoj që kjo është një llapsuz nga ana e tij për arsyeja se kjo kërkesë është e kundërligjshme dhe nuk mund të gjejë realizim. Po ashtu nuk mund ta frikësojë shërbimin civil për arsyeja se greva jonë është e ligjshme dhe kërkesat tona janë legjitime. Jo lista nuk do t’i dërgojmë ata e kanë keqkuptuar formatin pasi ministria informohet për numrin e grevave dhe jo për numrin e grevistëve”, tha Sefaj për Insajderin.
Ndërsa, sa i përket njoftimit të ministrisë, anëtari i këshillit Grevist demantoj zv.sekretarin Enis Spahiut, për deklaratën se nuk ishin njoftuar për grevën që do të mbahej sot nga BSPK-ja.
Sefaj tha për Insajderin se u kishin bërë ri-njoftim qeverisë dhe ministrisë. Ndonëse, kjo nuk është grevë mahalle që të njoftohen veç e veç secili dikaster.
“Realisht ju kemi bërë ri-njoftim qeverisë dhe ministrisë që jemi në grevë, mirëpo ata si duket e kanë keqkuptuar ose kanë mundur të bije në lajthitje nën ndikimin e emocioneve. BSPK-ja e ka njoftuar grevën me kohë, kjo grevë është e përgjithshme është njoftuar në nivel qeveritar për të gjithë sektorin publik dhe nuk është grevë mahalle që të njoftohen veç e veç secili dikaster, ministri, agjenci. Ne e kemi ri-njoftuar që të mos keni pengesa dhe te krijohen kushte për realizimin e grevës”, tha Sefaj për Insajderin.
Kërkesa për listën e grevistë, sipas Sefajt është tendencë për krijimin e presionit tek shërbyesit civil. I njëjti beson që kjo kërkesë nuk ka ardhur nga qeveria por nga një zyrtarë i caktuar.
“Tendenca për të kërkuar numrin e grevistëve është që të krijojnë presioni mbi grevistët. Ne jemi të gjithë në punë pasi greva po mbahen në vendet e punës dhe kështu do të vazhdojnë, ne jemi në grevë në vendin e punës jo grevë me mungesë. Mendojnë që është një reagimi nën efektin e emocioneve nga një zyrtar i caktuar dhe asesi i qeverisë. Qeveria duhet të reflektoj”, shtoi në fund ai.
Qeveria Kurti kërcënon grevistët me pezullim nga puna dhe ndalje të pagës
Ministria e Financave ka vendosur që grevistët të pezullohen nga puna dhe t’iu ndalohen benefitet tjera, përgjatë kohës sa janë pjesë e grevës. Pretendojnë se kanë të drejtë që ta bëjnë këtë. Bazohen në nenin 18 të Ligjit për Greva, shkruan Insajderi.
Pas fillimit të grevës së përgjithshme në sektorin publik Ministria e Financave ka kërkuar nga BSPK-ja listën e personave që po marrin pjesën në grevë për t’ua ndalur pagën.
Në një emali të drejtuar Ali Sefajt, anëtarit të këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, ministria ka kërkuar sipas nenit 18 që të kenë një listë të personave që janë në greve për t’i pezulluar nga puna dhe tu ndalen benefitet.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu.
“Po është kërkesë ligjore është neni 18 i Ligjit për Greva, paragrafi 1, i cila kërkon që persona që janë në grevë tu pezullohen paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punë dhe të mos këtë përgjegjësi me punu po ashtu edhe të mos paguhet, vetëm për këtë arsyeje e kemi dërguar emalin”, tha Spahiu per Insajderin.
Tutje, zv.sekretari tregoi se ministria nuk ka qenë e njoftuar për grevë më herët dhe se sot ishin njoftuar.
“Sot e kemi marrë njoftimin për grevë nuk kemi pas më herët njoftim. I kemi shkruar sindikatave dhe i kemi garantuar që nuk e pengojmë grevën vetëm proceduralisht na duhet me ditë kush është në grevë, prej kujt mundemi të kërkojmë punë dhe prej kujt jo. Ne kemi pranuar sot email prej Ali Sefaj dhe ati i kemi kthyer emailin duke i treguar se administrativisht duhet zhvilluar disa procedura pa e penguar procesin e grevës”, tha Spahiu për Insajderi.