“Nuk është kryetar i Kuvendit tim”, Limaj kërkon urgjentisht shkarkimin e Dimal Bashës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk është kryetar i Kuvendit tim”, Limaj kërkon urgjentisht shkarkimin e Dimal Bashës

    Insajderi
    12 September 2025 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Dimal Basha duhet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit për shkak të “hulumtimit” kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Limaj ka thënë se Basha duhet t’i bartë pasojat e veprimeve të tij dhe se pasojë do të duhet të ishte dorëheqja nga posti i kryeparlamentarit.

    “Ai nuk është kryetar i Kuvendit tim. Ai njeri duhet të japë dorëheqje nga kryetari i parlamentit. Duhet me u ndal dhe me jetu me pasojën. Nuk dua ta fus motivin, unë vetëm po them se duhet të keni pasoja për veprimin që keni bërë”, ka thënë Limaj në ATV.

    Ai ka përmendur rastin e Jabllanoviqit kur ishte shkarkuar nga Isa Mustafa pas një deklarate në Gjakovë që nxiti reagime të ashpra.

    “Shikoni deklaratën e Jabllanoviqit dhe shikoni punimin e Dimalit. Isa Mustafa e shkarkoi. Por pati një reagim qytetar të jashtëzakonshëm, nuk mund të ikësh me një kërkim falje”, ka thënë Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark