Nuk është puna vetëm te Kosova, qëllimi është të ndalohet Serbia e suksesshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk është puna vetëm te Kosova, qëllimi është të ndalohet Serbia e suksesshme

    Insajderi
    01 June 2021 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se presioni ndaj Serbisë po rritet, por që nuk ka të bëjë vetëm me kërkesën që Beogradi ta njohë Kosovën, por qëllimi është “që Serbia të ndalohet në rritjen ekonomike”.

    Ai ka thënë se “kjo mund të shihet nga presioni në rritje i SHBA dhe BE për të arritur një zgjidhje, dhe për ta zgjidhja është gjithmonë njohja”.

    Vuçiq ka theksuar se askush nuk do ta “korrigjojë” kurrë Vjosa Osmanin kur ajo flet për njohje të ndërsjellë, gjenocid, kur thotë se serbët janë përdhunues serik, kur ata kërkojnë dëmshpërblim të luftës, “e ata e shkëputën territorin”.

    Ai theksoi se ata shkruajnë “non-paper-at”, dhe më pas akuzojnë autoritetet serbe se qëndrojnë pas tyre.

    Në pretendimin se Vladimir Putin dhe ai janë prapa “jo-letrës”, Vuçiq ka thënë me ironi “se me siguri që ai dhe Putini janë aq të fuqishëm për të botuar diçka të tillë në “Koha Ditore”, të cilën e udhëheqë një njeri që është thelbi të ekipit negociator të Kosovës”.

    “Sigurisht që ata e dinë që të gjitha këto janë gënjeshtra, por është e nevojshme që Serbia të mbështetet për muri, që ajo të jetë në një situatë të vështirë për shkak të interesave të tyre gjeopolitikë. Nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e Kosovës, kjo është vetëm një pjesë. Ekziston një problem tjetër dhe ai është të ndalohet rritja ekonomike e Serbisë”, pretendon Vuçiq.

    “Kam dëgjuar nga një zyrtar kinez se nuk ka të bëjë gjithçka vetëm me Kosovën, por që ata duan të përmbysin tërë Serbinë përmes Kosovës. Kjo nuk është larg së vërtetës, megjithëse ata do të thonë se politikanët më modern dhe më të mirë janë ata që me entuziazëm do ta njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia të mos merr asgjë, vetëm një histori të bukur në gazeta, herë pas here, dhe kështu të përfundojmë si kryeministri maqedonas Zoran Zaev rreth Marrëveshjes së Prespës”, ka thënë ai./Insajderi.org.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark